Wenger bisedon me Bendtnerin

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 17:24
Nicklas Bendtner do të zhvillojë bisedime rreth të ardhmes së tij në Arsenal në fund të këtij sezoni. Bayern Munich spekulohet se është i interesuar për reprezentuesin danez, ndërsa menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se Bendtner nuk kishte raste të mjaftueshme gjatë këtij sezoni.
“Do të ulem për të biseduar me Nicklasin në fund të sezonit për të kuptuar se si ndihet. Pajtohem plotësisht se ai nuk pati raste të mjaftueshme dhe ishte një sezon i vështirë për të. Por, dua që ai te mbetet sepse është sulmues i ri dhe kualitativ”, tha Wenger.