E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet parada, Presidenti grek quhet tradhtar

Policia dështoi të shpërndante turmën e madhe kështu që parada, në të cilën merrte pjesë edhe Presidenti grek, Karolos Papoulias, nuk u zhvillua dot.

“Ekathimerini” njofton se Presidenti Papulias la podiumin e personaliteteve rreth orës 12:30. Presidenti sulmoi protestuesit që kundërshtojnë masat e kursimeve, në mesin e të cilëve tifozë futbolli, nacionalistë, ish-punonjës të shtetit etj.

“Jam shumë i mërzitur që po nxijnë emrin e këtij qyteti. Është një ditë historike që i përket grekëve, jo atyre”, tha Papulias i cili kishte si objekt thirrjet e protestuesve të cilët ulërinin “tradhtarë”.

“Unë erdha të nderoj këtë qytet. Është e turpshme që ata më thërrasin mua tradhtar kur unë kam luftuar për këtë vend që në moshën 15-vjeçare”, tha Papulias.

Kjo është hera e parë që anulohet një paradë e 28 tetorit. Po ashtu, sot u anuluan edhe paradat në Iraklio dhe Kretë ku protestuesit sulmuan personalitetet. Po ashtu, edhe në Athinë pati trazira./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-28 15:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›