Përmbytjet, ministrat shohin nga afër argjinaturat

Në zonën e Lezhës po kryhen punime për të përforcuar argjinaturën e Torovicës, ndërsa në Shkodër, po kryhen punimet për mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në Dajç, si dhe punimet në argjinaturat e lumit Buna në Shirgj dhe Daragjat.
“Pamë nga afër në terren që janë realizuar investime të rëndësishme të qeverisë shqiptare, të Ministrisë së Bujqësisë dhe të agjencive të tjera,të cilat unë besoj plotësisht se janë një hap i rëndësishëm dhe japin një garanci më shumë për sa i takon sigurisë së jetës dhe të pronës së qytetarëve të këtyre zonave, të këtij rajoni, për të përballuar çdo situatë, sado e vështirë që ajo mund të na shfaqet, që mund të na vijë në këtë sezon dimëror”, u shpreh ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.
Në takimin që u zhvillua në Këshillin e Qarkut Shkodër me drejtuesit dhe krerët e njësive vendore, bashki e komuna dhe të agjencive rajonale, Nishani vuri theksin tek marrja e masave paraprake në zbatim të planeve të veprimit, në bashkëveprim dhe bashkërendim mes organeve qendrore e vendore”. Ministri Nishani kërkoi bashkëpunimin e të gjithë drejtuesve vendorë në mënyrë që masat e marra t’i shërbejnë me efikasitet përballimit të situatave të mundshme të përmbytjeve.
“Përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile kemi ngritur një sistem funksional të monitorimit dhe vlerësimit të rrezikut që mund të shfaqet në periudha të caktuara të vitit, i cili në bazë të tij ka kryesisht komunikimin. Janë një sërë agjencish, të cilat janë të angazhuara në këtë proces në bazë të këtij plani strategjik që ne implementojmë, por gjithsesi unë do të kërkoja bashkëpunimin dhe mbështetjen e pushtetit lokal, si një hallkat më të rëndësishme në realizimin e këtij bashkëpunimi dhe bashkërendimi të të gjitha hapave që duhen paraparë dhe duhen ndërmarrë në momentin kur ndeshemi me situatë të rrezikut dhe kërcënimit nga fenomenet natyrore”, shtoi ai. /Start/
2011-10-28 15:27