Anulohet seanca plenare e Kuvendit, nuk do të ketë mbledhje sot

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e parashikuar për ditën e sotme, është anuluar.
Vendimi vjen një ditë pas protestave të dhunshme në Tiranë, ku protestuesit sulmuan disa institucione, mes tyre edhe godinën e Kuvendit.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi arsyet zyrtare të anulimit dhe datën kur do të mbahet seanca e radhës.