Anulohet tryeza e bisedimeve mes Korese se Veriut dhe asaj te Jugut
Korea e Jugut ka konfirmuar anulimin e bisedimeve me Korenë e Veriut. Bisedimet do të zhvilloheshin në Seul, dhe u ndërprenë për arsye protokollare. Një formulë që i ka lejuar ministrisë së unifikimit në Seul që të mos japë detaje nëse dialogu do të rinisë apo jo. Këto do të kishin qenë negociatat e para mes dy vendeve fqinje që aktualisht janë formalisht në gjendje lufte prej 6 vjetësh. Të dyja vendet nuk kanë gjetur një marrëveshje për formimin e delegacioneve respektive. Edhe pse ishte e qartë se nuk do të kishte pasur asnjë marrëveshje, dialogu do të kishte shënuar një hap pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.