Rendohet bilanci i viktimave nga moti i keq ne Europe

Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga moti i keq në Europë.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme dhe në Rumani, sidomos në jug dhe juglindje të vendit. Një burrë ka gjetur vdekjen pasi e ka marrë rryma e ujit, ndërsa kërkohet dhe nipi i tij tre vjecar.
Me qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji dhe dhjetëra shtëpi janë klasifikuar si të pabanueshme.
Bilanci i viktimave në Europën qendrore ka shkuar mbi 20, dhjetë në Republikën ceke dhe pesë në Austri. Ndërsa 8 viktima janë regjistruar në Gjermani.
Kjo e fundit po përballet me dëmet materiale që mbeten ende për tu vlerësuar. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e prekura nga përmbytjet.
Nga llogaritjet e deritanishme flitet për miliarda euro dëme dhe një skenar që mund të jetë më i keq se ai i vitit 2000.