Perbindeshi i Cleveland deklarohet i pafajshem
Mbi të rëndojnë 329 akuza, por pavarësisht kësaj përbindëshi i Klivlend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vetëdeklaruar i pafajshëm. Ndërkohë që prokurori i çështjes thotë se akuzat kundër tij mund të shtohen. Ariel Kastro, 52 vjecar, ish shofer i autobusit të shkollës, akuzohet se ka rrëmbyer, dhe mbajtur mbyllur për dhjetë vjet si dhe ka përdhunuar vazhdimisht tre vajza. Avokati i Kastros është shprehur se shpreson të evitojë dënimin me vdekje nëse mbi klientin e tij do të rëndonte dhe akuza për vrasje. Kastro akuzohet se ka provokuar abort te një nga vajzat duke e rrahur barbarisht. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet në 19 qershor.