Anulohet votimi i buxhetit te bashkise Tirane
Anulohet votimi i buxhetit te Bashkise se Tiranes. Ky vendim u mor nga kryetari i keshillit bashkiak Sokol Dervishaj, per shkak te debateve te ashpra qe perfshine keshilltaret, gjate procesit te votimit. Dervishaj pohoi para keshilltareve se votimi nuk eshte i vlefshem duke e shtyre mbledhjen e keshillit bashkiak per nje dite tjeter. Mbledhja e cila ka vazhduar per rreth 5 ore eshte shoqeruar me argumenta pro e kunder buxhetit. Kryetari i Bashkise Edi Rama, kerkoi votimin sa me shpejt te buxhetit, per te miren e qytetareve.