Berisha ne SHBA
Kryeministri Berisha ndodhet ne Shtetet e Bashkuara per nje vizite, gjate se ciles do te marre pjese ne Mengjesin Kombetar te Lutjeve ne Uashington. Ky forum mbahet cdo vit ne muajin shkurt dhe mbledh udheheqes nga e gjithe bota. Vizita e pare e kryeministrit ishte ne zyren e anetarit te Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin amerikan, Eliot Engel, politikan aktiv ne ceshtjet e Kosoves dhe te Shqiperise. Engel e siguroi kryeministrin se administrata e presidentit Obama do te ndjeke te njejten politike bashkepunimi me Shqiperine. Gjate qendrimit ne SHBA, Berisha do te kete takime me sekretaren e Departamentit amerikan te Shtetit, Hillari Klinton, me ish kandidatin republikan per president Xhon Mekein, si dhe me organizata shqiptaro-amerikane.