Rroga e Ibrës kthehet në çështje shteti në Francë
Rroga e Zllatan Ibrahimoviç te Paris Sent Zher men, prej 14 milionë eurosh në sezon, është kthyer në një çështje shtetërore në Francë. I fundit që ka ngritur zërin ishte Zherom Kahuzak, ministri i Ekonomisë, sipas të cilit, shifra të tilla janë "të pacipe". "Nuk mund të flasësh për rroga të tilla në një kohë që të gjithë duhet të bëjnë sakrifica të tmerrshme për shkak të pasojave të krizës, - tha ministri. - Mund të ketë pasoja katastrofike në botën e futbollit për shumë klube, sidomos në Evropën Perëndimore, ku të gjithë janë në borxhe", shtoi Kahuzak. Ibra ka një pagë 90 herë më të lartë se presidenti Fransua Holland, që paguhet vetëm 178.920 euro. "Më vjen pështirë nga rroga e Ibrës", tha ish-ministrja e sporteve Roselin Bashlot.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)