Korrigjohen intervistat e Obamës e Romnejt
Disa media e kanë cilësuar si skandal vendimin e dy prej gazetave më të mëdha në SHBA, New York Times dhe Los Angelos Times, për të lejuar stafin e shtypit të Presidentit Obama dhe kandidatit republikan Romnej, të korrigjojë intervistat e tyre para publikimit, edhe pse zëdhënësit e Obamës dhe Romnejt e kanë pushtetin që të korrigjojnë tekstet. New York Times dhe Los Angelos Times pohuan se i janë dorëzuar presionit nga stafet e Obamës dhe Romnejt për të lejuar kontrollimin dhe korrigjimin e intervistave përkatëse. Por, kontrolli është zgjeruar më tej duke lejuar edhe një rishikim të regjistrimeve të deklaratave të dy kandidatëve. Dy nga agjencitë më të mëdha të lajmeve, Reuters dhe Associated Press, kanë shprehur revoltën e tyre kundër këtyre praktikave, duke i cilësuar tërësisht të papranueshme.