E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhela Martini, në qendër të vëmendjes

Miss Universe Albania 2010, Anxhela Martini do të paraqesë gjatë kësaj jave në New York linjën e saj me bikini. 

“The Swim Week” do të nisë këtë të enjte dhe pjesëmarrja e Martinit ka ngjallur mjaft interes tek mediet, duke pasur parasysh edhe disa nga thashethemet që e kanë shoqëruar modelen shqiptare në dy vjetët e fundit.

“Miami Herald” i ka kushtuar një artikull modeles së lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër. 

"Me kë po takohet bomba shqiptare Anxhela Martini?", pyet gazeta.

Së fundi, Martini po përflitet shumë se po shoqërohet me Russel Simmons (në foto), biznesmen, i cili është në listën e të ftuarve në prezantimin e linjës së modeles shqiptare, bashkë me, Hank Azaria dhe Q-Tip, transmeton Panorama.

Pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare i pati thënë Global Grid se Simmon ishte një djalë i mrekullueshëm, personi më i këndshëm që kishte njohur ndonjëherë dhe se ata të dy ishin miq shumë të ngushtë.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›