E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi: Koalicioni qeveritar po shkëlqen

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkëpunimi i tij me partnerë të koalicionit është i shkëlqyeshëm.

Të gjitha shkrimet mediatike, për mundësinë e prishjes së koalicionit, ai i vlerësoi "spekulime të paqëndrueshme".

Thaçi në një intervistë për “RTK”, ka thënë se koalicioni aktual është shumë i qëndrueshëm funksional dhe mirëqeverisjes. “Të gjitha spekulimet mediatike janë të paqëndrueshme. Ky koalicion po e përmbushë me sukses mandatin për Kosovën evropiane”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi e bëri këtë deklaratë në përgjigje të komenteve e artikujve në media të ndryshme, të cilat po japin versione për formimin e një qeverie me partnerë të rinj të koalicionit, duke lakuar në këtë rast subjektet LDK e AAK.

Kreu i qeverisë iu përgjigj këtyre parashikimeve, duke e bërë të qartë se nuk ka plane për rikonfigurim të qeverisë me partnerë të tjerë të koalicionit. (ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›