E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian nuk e lë të qetë Fatmiren

Ish e dashura e Kris Humphries, shqiptarja Fatmire (Myla) Sinanaj, ka kërkuar nga Kim Kardashian që ta lërë të qetë.  

"Hej Kim Kardashian, përse nuk po shijon udhëtimin tënd në Miami dhe përse nuk ndalon së dërguari hetues privat në shtëpinë time?'', ka shënuar Myla në Twitter.

Ylli televiziv Kardashian po qëndron në Miami me të dashurin e saj, këngëtarin Kanye West. 

Myla ka shkuar edhe më larg, duke marrë guximin të shkruajë rreth dashurisë së Kim ndaj Kris:

''Kam bërë shumë gabime. Kam bërë shumë gjëra aksidentalisht, por asnjëherë nuk i kam thëne dikujt aksidentalisht se e dua, kur nuk e kam dashur'', ka vazhduar Myla në postimin e radhës në Twitter.

Ndoshta kur të përfundojë procesi i divorcit mes Kim Kardashian dhe Kris Humpries, Myla dhe Kim do të lënë njëra tjetrën të qetë.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›