Anxhela “nuk ka nevojë” ta ndjekë Kanye Westin
Modelja dhe bukuroshja shqiptare Anxhela Martini ishte përfolur këto ditë nga mediat se po e ndjek hap pas hapi këngëtarin Kanye West. Ishte shkruar se në një festë të organizuar nga Kanye, dera për modelen Anxhela Martini ishte e mbyllur. Mirëpo në anën e Anxhela Martinit mohohet gjithçka. Madje, thuhet se dikush afër stafit të saj ka nxjerrë këto informacione, duke dhënë tregime të rrejshme për ta paraqitur atë si të marrosur pas reperit. Cilado qoftë e vërteta, në bazë të “skandaleve” të kaluara është e qartë se bukuroshja shkodrane mundohet me çdo kusht të joshë vëmendjen mediatike. Ndërkaq, një informacion i publikuar nga e përditshmja “New York Daily News” gjithashtu informon publikun se agjencia e njohur e Modes “Elite” e kishte përjashtuar modelen nga puna. Sipas të përditshmes amerikane, përjashtimi kishte ndodhur menjëherë pas lajmit se super modelja shqiptare kishte nisur një lidhje me Kanye West dhe se ajo kishte deklaruar se mezi priste që të martohej me të dhe të kishte fëmijë.