Gresës i vjedhin veturën e tipit Golf 5
Gresa Behlulit i është vjedhur vetura e tipit Golf 5. Vjedhja ka ndodhur të dielën në mbrëmje para banesës së këngëtares nga Kosova. Sapo ka parë se vetura nuk është në parking, Gresa menjëherë ka njoftuar policinë dhe kërkimi ka filluar. Tani Gresa ndihet mjaft e brengosur, ngase këtë veturë e kishte blerë në Gjermani në vlerë prej 15 mijë eurosh. “Golfin 5 me ngjyrë të hirtë e kam pasur për qejf. Jam shumë e mërzitur sepse është njëra nga veturat që më ka bërë të ndihem komode. Nuk më ka shkuar në mendje se do të ma vjedhin veturën”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë . “Me t’u zgjuar në mëngjesin e djeshëm, pashë që veturën nuk e kisha në parking para banesës sime. Njoftova policinë mirëpo ende nuk dihet asgjë. Më brengos fakti se këtë veturë e kam blerë mjaft shtrenjtë, 15 mijë euro në Gjermani. Uroj që policia jonë ta gjejë dhe ta dënojë autorin e krimit”. “Kam vozitur tre vjet golfin dhe nuk kam menduar te vjedhja, edhe tash që ma kanë vjedhur nuk kam dyshime tek askush. Por dashtë Zoti ta gjej, ngase e kam veturë për qejfi”, ka përfunduar ajo.