E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aparatura e re ne QSUT 25 vizita ne dite per tiroiden

Pajisja ofron nje sherbim unik per vendosjen e diagnozave per semundjet endokrine por sherben edhe per diagnostikimin e shume trajtave tumorale ne organizem

Aparatura e re Gamma Camera e instaluar ne sherbimin e endokrinologjise ne QSUT per ekzaminimin e gjendres tiroide cdo dite perballon nje fluks prej 25 vizitash ne dite. E vetmja aparature e cila mund te beje ekzaminim e paratiroides ose te zbuloje nese paratiroidja eshte ektopike ka shtuar ndjeshem numrin e qytetareve qe kerkojne te kryejne kete ekzaminim.

Vizitat

Kjo pajisje eshte e rendesishme pasi gjen nje perdorim te rendesishem. G-Camera ne fushen e kardiologjise mund te diagnostikoje ecurine post-operatore te miokardit por edhe te shohe demtimet e tij ne pacientet me diabet. Gjithashtu kjo pajisje mund te perdoret per te pare nese ka metastaza kockore te Ca te ndryshem ose te diagnostikoje fraktura te vogla kockore te cilat nuk mund te shihen ne grafi te zakonshme ose edhe te diagnostikoje nekroza aseptike. Kjo aparature mund te kryeje edhe limfoshintigrafine. Mjeket shprehen Ky eshte nje ekzaminim shume bashkekohor i cili ka munguar prej kohesh. Praktikisht klinika e endokrinologjise eshte ne kushtet e nje niveli ekzaminimi shume bashkekohor dhe mjaft te larte. Profesorati dhe stafi qe sherben jane te nje niveli shume te larte dhe gjithashtu edhe specialistet qe merren direkt me aparaturen jane te kualifikuar dhe keshtu ne total arrijme ne konkluzionin qe kemi nje diagnoze shume me te shpejte dhe koncize. Fale kesaj koha e diagnostikimit shkurtohet dukshem dhe ka me shume cilesi ne trajtimin e te semureve te cilet mund te trajtohen ne kohe shume te shpejte. Sot kanceri i teriodes po rritet dhe po kap moshat e reja ndaj me ane te kesaj aparature do te behet i mundur diagnostikimi ndjekja dhe trajtimi i kesaj patologjie te tiroides.

Ekzaminimet

Pajisja ofron nje sherbim unik per vendosjen e diagnozave per semundjet endokrine por sherben edhe per diagnostikimin e shume trajtave tumorale ne organizem. Pas nje injektimi te lendes radioaktive qe behet ne vena aparatura arrin te jape nje informacion per zonen e demtimit dhe pas trajtimit me jod radioaktiv serish arrihet te shikohet sa eshte zona e trajtuar.

Aparatura

Aparatura Gamma Camera ka nje vlere prej 700.000 USD 100.000 USD per blerjen e saj jane nga buxheti i shtetit. Kjo aparature eshte unike per diagnostikimin e problemeve endokrine pasi as skaneri dhe as rezonanca magnetike nuk mund te bejne identifikimin e qelizave te semura te gjendres tiroide.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›