E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Shqiperise Liri Berisha formon Klubin Diplomatik

Nje mbremje e vecante ne Pallatin Mbreteror ka bashkuar ambasadore dhe bashkeshortet e ambasadoreve. Aktiviteti i organizuar nga presidentja e fondacionit Femijet Shqiptare znj. Liri Berisha promovoi edhe Klubin Diplomatik per ti njohur me traditen dhe kulturen shqiptare. Znj. Liri Berisha ne fjalen e saj u shpreh Qellimi i Klubit Diplomatik eshte qe keto aktivitete si ky i sotmi te jene te shumta ne numer dhe ne pjesemarrje ti sherbejne njohjes se historise kultures tradites te vendit tone. Do ishte nje kenaqesi e madhe per ne kur te mbaroni misionin tuaj te nderuara zonja te dini cte tregoni per Shqiperine te keni mall per vendet e bukura dhe historine tone. Une dua te falenderoj edhe nje here qe pranuat ftesen per te qene bashke dhe ju siguroje qe ky ambient nuk ka qene ndonjehere me i bukur me gra kaq te hijshme te veshura kaq bukur dhe kaq tradicionalisht sa sot. I keni dhene nje pamje krejt tjeter ketij ambienti duket sikur e gjithe Shqiperia eshte mbledhur ne kete salle - tha znj. Berisha. Gjate vizites ne Pallatin Mbreteror zonjat u njohen me nga afer me historine e shtetit shqiptar me familjen mbreterore si dhe me historine e kesaj periudhe. Nje prezantim shume mbreselenes per zonjat ishte njohja me larmine e kostumeve popullore te trevave te ndryshme te Shqiperise shoqeruar nen tingujt e muzikes tradicionale shqiptare. E vecanta e ketij aktiviteti qe i shtoi dhe me teper larmine ishte veshja ne kete event me nga nje element apo veshje nga kostumet tona kombetare. Me pas aktivitetet e kesaj dite vazhduan me nje dreke me gatime teresisht tradicionale nga krahina te ndryshme te vendit ne nje nga restorantet e kryeqytetit. Dreka u shoqerua me muzike popullore interpretuar me shume dashuri nga kengetare te muzikes sone popullore. Nje atmosfere shume e ngrohte dhe miqesore shoqeroi te gjithe eventin ku zonjat e ftuara vleresuan jashtezakonisht kete organizim falenderuan znj. Berisha per kete event dhe shprehen kenaqesine dhe interesin e tyre te vecante ne njohjen e historise tradites dhe kultures shqiptare e cila eshte shume e pasur dhe nga me te vjetrat ne Evrope.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›