E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Nebil Cika replikë me Tajar Zavalanin

Nebil Çika

Kur “ekonomistëve t’onë u është tharë gurmazi, si thotë Z. Tajar, së bërtituri se deficiti i ballancës s’onë tregtare po na shpie në greminë, e kur unë them se dalja e parasë jashtë s’ka rëndësi, nuk kundërshtojmë njëri tjetrin. Që na shpie në greminë deficiti, këjo është afrë e vërtetë: blejmë më shumë se sa shesim, e këjo domethën se konsumojmë me shumë se sa prodhojmë.

Tajari, i cili këtu mer pjesë në rangun e demagogëve, këtë çështjen e bilancit tregtar e ka lidhur me mjeshtëri me daljen e parasë jashtë për të treguar se deficit ynë tregëtar gjoja rrjedh nga shkaku që të hollat na dalin jashtë.

Po puna s’është aspak kështu: përkundrazi, paraja jonë del jashtë për shkak se kemi deficit tregtar.

Se dalja e parasë jashtë është një mbëhi absolute, gjë e domosdoshme, ne prodhojmë një sasi të pakët plaçkash për eksportin e kundrejt këtyre importojmë dy të tretat e nevojave që kemi: stofa për t’u veshur, sheqer, për të ngrënë, kartë për të shkruar, brisk për t’u ruar (mjekrën e mustaqet, mos bëjmë konfesion) dhe një tokë gjëra të tjera. Pa i prurë nga jashtë këto, kundrejt parasë që do të dërgojmë, në mungesë të plaçkës së prodhuar, s’mund të rojmë si njerës të qytetëruarë. Të kishim plaçka të prodhuara e për t’u shitur jashtë, paraja nuk do të dilte jashtë. Është fare e qartë këjo gjë, po me gjithë këtë të shpiegohem edhe më:

Importojmë, sepse na duhen, të themi 100 quintalë plaçka, kundrejt 100 frangave ar. Kur kundrejt këtij importimi nuk eksportojmë veçse 10 quintalë plaçka, që bëjnë 10 franga ar, jemi në deficit 90 franga ar, dmth na dalin jashtë 90 franga. Po të prodhonim 100 quintalë plaçka e t’i dërgonim jashtë kundrejt 100 frangave ar, të 90 frangat nuk do të na dilnin jashtë.

Kuptohet pra, se puna është të barasija e prodhimit t’eksportuar me plaçkën e importuar dhe jo te paraja, e pra këjo e fundit nuk është një element ekonomik për një popull, po vetëm një mjet shkëmbimi. Elementi ekonomik është prodhimi ose puna që e pjell këtë prodhim.

Kështu thotë mendja ime, “vet-bindja dhe kometenca ime e zakonëshme” , si thotë Tajar beu.

Dhe këjo nuk është as theory e re as zbulim sensasionel. Në ka zbulim në mes, është zbulimi që bëj unë mbi ignorencën e Tajarit: ai duke kënduar, si ç’kam dëgjuar, në një shkollë t’ekonomisë në Rusi, ku mbretërojnë vetëm theoritë ultra-moderne, të buruar nga Karl Marksi, nuk ditka aspak theoritë e Evropës plakë.

T’i a mësojmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›