E Diel, 1 Nëntor 2026

Aparaturat me garanci. Asnje gabim ne operacione

Një rrjet i ri aparaturash të fjalës së fundit në spitalin e neurokirurgjisë ka mbyllur gamën e investimeve më imediate në këtë pavion. Kështu neurokirurgët kanë mundur të kryejnë dhe ndërrhyrje kirurgjikale në salla të reja operacioni. Ministri I Shëndetësisë, Petrit Vasili sqaroi se vlera totale e këtij investimi është 7 milion euro dhe është dhënë në formën e një kredie të butë nga qeveria austriake.

“Pajisje të tilla mundësojnë që truri të eksplorohet deri në thellësinë e tij dhe në këtë mënyrë stafi që funksionon në neurokirurgji të realizojë ndërhyrje të cilat kanë qenë të paimagjinuara më parë”- tha Vasili.

Shefi i Neurokirurgjisë Mentor Petrela theksoi se nga ky grand priten të shtohen tre rezonanca. “Ky projekt përfundon me arritjen e akseleratorit që është pajisje që futet dhe do të trajtojë tumoret me metodën më të mirë”- tha Petrela.

Prej pak ditësh të gjithë të sëmurët, që kanë nevojë për operuar në pavionin e neurokirurgjisë do të marrin këtë shërbim jo vetëm me aparatuar të kohëve të fundit, por dhe nga një staf tashmë i kualifikuar muaj më parë për përdorimin e tyre.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›