E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet Gjykimi i Rembrandit. Vepra kushtonte 250 mije dollare

Në Shtetet e Bashkuara kanë  filluar hetimet intensive për të zbuluar grabitësit e skicës së Rembrandit. Hetuesit po shqyrtojnë video tw marra nga kamerat e mbikqyrjes së hotelit, në kërkim të të dhënave për zhdukjen e vizatimit të Rembrandt nga një ekspozitë private në Los Angeles.

Vizatimi  i njohur si "Gjykimi" që  daton në shekullin XVII u zhduk  nga hoteli ‘Ritz-Carlton Marina del Rey’, ndërsa kuratori  kishte hequr sytë vetëm për 15 minuta nga vepra që ka një vlerë tregu 250 mijë dollarë. Me përmasa 28 me 15 cm, skica ishte pjesë e një ekspozite një javore në hotelin ekskluziv.

Ndërsa mungojnë të dhënat mbi personat që mund të kenë dalë nga hoteli me skicën e famshme në fokus të hetimeve janë dhe personat që kishin tërhequr vëmendjen e kuratorit me një vepër tjetër, në kohën kur mendohet se është kryer vjedhja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›