Kriza ne Libi Gedafi godet me raketa skud

Gadafi angazhon në luftime raketat Skud për herë të parë në konfliktin që ka hyrë tashmë në muajin e gjashtë. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se forcat qeveritare të Libisë, për të parën herë, kanë përdorë raketa Skud, kundër kryengritësve, që po luftojnë për ta përmbysur regjimin e Muamer Gadafit.
Zëdhënësi i kryengritësve, Ahmet Bani, i tha agjencisë Rojters se përdorimi i raketës Skud është një tjetër provë se regjimi i Gadafit e ka humbur legjitimitetin.
Njëherësh, kryengritësit pretendojnëse i kanë marrë nën kontroll qytetet kryesore në perëndim dhe jug të kryeqytetit Tripoli, derisa ata po përpiqen që ta rrethojnë atë.
Në Washington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Gadafi i ka “ditët e numëruara”. Ndërkohë kryengritësit vazhdojnë marshimin drejt Tripolit. Edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra ndërsa kryengritësit i hodhën poshtë pohimet se janë në bisedime me regjimin e Muamar Gadafit.
Burime të afërta me shërbimet e sigurimit të Tunizisë, raportuan se bisedimet e tilla po mbaheshin në Xherba, afër kufirit me Libinë, në një kohë kur kryengritësit thonë se kanë ndërprerë linjat kryesore të furnizimit për në kryeqytet.
Ndërsa hamendësohej negocimi i bisedimeve nga Kombet e Bashkuara, burime zyrtare nga pallati i qelqtë thonë se nuk ka “informacione konkrete” për bisedime në Tunizi dhe se i dërguari për Libinë, Abdul al-Katib, nuk po merrte pjesë në bisedime të tilla.