E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri zgjedhor LSI Te mos humbasim asnje minute

Levizja Socialiste per Integrim kerkon qe forcat politike te mos humbin asnje minut kohe dhe te ulen per kodin e ri elektoral. Petrit Vasili, nenkryetar i LSI-se tha se raporti i OSBE-se per zgjedhjet ishte nje vleresim per menyren se si u menaxhua i gjithe procesi.

“LSI ashtu si dhe më parë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për të mos humbur as një minutë kohë lidhur me fillimin e reformës zgjedhore, aq të domosdoshme për vendin. Sot, pasi kemi në duar raportin përfundimtar të OSCE/ODIHR-it, në mënyrë të qartë kërkohet kryerja e reformës zgjedhorë përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nuk ka më asnjë alternativë tjetër të përgjegjshme përveç asaj të uljes së partive në tavolinën e bisedimeve për përmirësimin e kodit zgjedhor"- tha Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›