E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregëtimi i mishit, Task forca kontrolle në akset problematike

Task forca e ngritur nga autoriteti kombëtar i ushqimit ka nisur aksionit në 2 akset kyesore ku tregëtimi i mishit ka qënë jashtë kontrolli.

Aksioni i parë ka vijuar me Fushë Krujë, aty ku thirrjet janë bërë në mënyrë të drejtëpëdrejtë nga Kyreministri dhe AKU që të gjithë të shmangin blerjen e mishit për shkak të rrezikut që kishte tregëtimi në këto kushtet.

Ndërsa aksioni i dytë është bërë përgjatë rrugës Maminas-Gjiri i Lalëzit. Pas aktit normative, taskforca ka mbyllur 4 thertore në të cilat therej dhe shitej mish jashtë çdo kushti higjenik.
 

Por ky aksion nuk ka përfunduar inspektimin e plotë pasi subjektet kishin marrë informacione se do të kryeshish kontrolle të tilla dhe kanë mbyllur dyqanet e tyre.
 

Ndërsa disa thertore dhe dyqane të tregëtimit të mishit janë mbyllur edhe nga gjobat e inspekltimeve të bëra më heret. Kjo task forcë e cila nuk është ngritur rishtaz, por rregullohet me akt normative, do të vijoj punën për të hequr përgjatë këtij aksin dhe më gjërë cdo thertore dhe dyqan që tregëton mish jashtë kontrollit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›