Apartamentet, shitjet në stanjacion

Ndonëse sezoni dimëror, kryesisht muaji dhjetor konsiderohet si kohe e rigjallërimit te tregut për shitblerjet e pasurive te patundshme, ajo qe mund te thuhet është se ky treg ka mbetur ne stanjacion. Emigrantet ata qe janë potencial i mundshme për te tilla investime, gjate fundit te 2010 nuk kane shfaqur interes për blerje pasurie. Përfaqësues te agjencive imobiliare e lidhin këtë fakt me krizën ne vendet ku ata jetojnë, por jo vetëm. Për gati dy vjet rresht zhvillimi i sektori i ndërtimit ka ngrire. Bllokimi i shitblerjes se ndërtimeve, ka vene ne veshtiresi financiare shume kompani nderimi. Ne këto kushte, pamundësia e blerjes se një apartamenti ka detyruar shume qytetare te marrin shtëpi me qira, çka për rrjedhoje ka sjelle një rritje te këtij tregu.
Shpërndaje