Fluks largimesh në portin e Durrësit

Emigrantet që kthehen në vendet e punës nëpërmjet portit të Durrësit, vazhdojnë të përballen me radhë e pritje për ore të tera. Kjo situate është shkaktuar jo vetëm nga vonesat e përpunimit të të dhënave nga policia kufitare, por edhe ajo e trageteve. Mbrëmja e së premtes në portin e Durrësit ka shënuar edhe fluksin më të madh të emigranteve që prisnin të ktheheshin në vendet e punës. Përballë kësaj situate policia kufitare e portit të Durrësit ka shtuar numrin e sporteleve dhe punonjësve për të pakësuar radhët dhe orët e pritjes. Vetëm mbrëmjen e së premtes nga porti i Durrësit janë nisur 8 mijë persona dhe 2500 automjete. Ndërkohë në pikat e tjera kufitare, situata është e qetë dhe normale.
Shpërndaje