E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat celulare ulen në mars 2011

Qytetarët pritet të përballen me një ulje të tarifave celulare deri në masën 30 %, në pranverën e këtij viti. Të paktën ketë premtim bën Agjencia e Komunikimeve Elektronike, e cila parashikon që në mars të gjitha llojet e shërbimeve celulare, do të kenë tarifa më të ulëta. Kjo situate vjen edhe si pasojë e zbatimit të shërbimit, ku konsumatori mban të njëjtin numër, por ndërron kompaninë. Ndonëse parashikimi është për ulje deri në 30 % të tarifave, serish çmimet e telefonisë së lëvizshme në Sheperi janë më të larta se mesatarja evropiane. Ndërsa synohet që me ketë ulje t'i afrohemi mesatares rajonale. Aktualisht tarifa mesatare për minutë arrin në 25 lekë. Në nivele të larta janë edhe çmimet e mesazheve. Sot çdo shqiptar paguan mesatarisht 14 lekë për një mesazh, çmim ky i cili është disa here më i lartë se kostoja reale.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›