E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Rritje me 5 per qind e ekonomise

Sektorët e ndryshëm të ekonomisë shqiptare kanë regjistruar aktivitet të çrregullt gjatë vitit që shkoi, por në tërësi, ekonomia ka njohur rritje të kënaqshme. Instituti i Statistikave pas përllogaritjeve të bëra, njoftoi se tremujori i tretë i 2010-ës njohu në tërësi një rritje prej rreth 5 për qind të ekonomisë, kjo krahasuar me një vit më parë. Bujqësia, industria dhe transporti njohën rritje, ndërsa ndërtimi dhe telekomunikacioni gjatë periudhës korrik-shtator 2010 patën rënie.

"Rritja ekonomike gjatë 3 mujorit të  tretë të vitit 2010, krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2009 u rrit me 4 për qind, ndërsa krahasuar me 3 mujorin e dytë të vitit 2010, u rrit me 1.6 për qind. Aktiviteti bujqësor në 3 mujorin e tretë të vitit 2010 u rrit me 7.6 për qind. Industria shënoi një rritje prej 18.2 për qindësh, krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2009. Sektori i ndërtimit në 3 mujorine tretë të vitit 2010, shënoi një rënie prej 22 për qind krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2009 dhe 2.5 për qind krahasuar me tre mujorin paraardhës", thotë Ledion Shahini, përgjegjës i Llogarivë Kombëtare, INSTAT

Që prej vitit 2009 sektori i ndërtimit, që ka qenë ndër motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare ka njohur rënie. Kriza ekonomike, mbingopja e tregut imobiliar në vend dhe arsye të tjera kanë sjellë rënie ritmit të ndërtimeve në vend.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›