E Diel, 1 Nëntor 2026

Apartamenti i Dritan Dajtit/ Durrës, nuk ruhet më me policë

Masakra e ndodhur ditën e premte në plazhin e Durresit, ku 5 persona kanë mbetur të vdekur ndër të cilët 4 policë, pas një shkëmbimi me armë zjarri me të shumëkërkuarin Dritan Dajti, duket se është lënë pas.
Banorë të sektorit Iliria, vend ku u zhvilluar aksioni policor si dhe pushues të shumtë, iu kanë kthyer aktiviteteve të përditshme, duke lënë pas ngjarjen e hidhur. Pikërisht në rrugët, ku vetëm pak ditë më parë ishin të shtrirë pesë tupa të pajetë si dhe ishin blinduar nga forca te shumta policie, sot shkelen nga dhjetra kalimtarë të rastit, ndërsa restorantet e hapësirat e plazhit, të cilat ndodheshin brenda zonës së ngjarjes janë të mbipopulluar nga njerëz te shumte.
Madje edhe apartamenti ku i shumëkërkuari Dritan Dajti, jetonte prej me shumë se një javë nuk ruhet apo vëzhgohet nga punonjës të policisë, por është boshatisur për t'u dhënë me qera për pushues që frekunetojnë plazhin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›