E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asgjësohen 3720 rrënjë bimë narkotike

Edhe në Shkodër në orët e para të mëngjesit të ditës së martë policia e këtij qyteti në bashkëpunim me Repartin e FNSh-se, u organizua operacioni i koduar «Vija Ajrore». Nga ky operacion u bë i mundur identifikimi dhe asgjësimi i një sasie prej gjithsej 3720 rrënjë bimë narkotike cannabis sativa. Këto lëndë narkotike janë gjetur në vendin e quajtur "Siper Digës", në Fshatin Qerret të Komunës Temal në Shkodër, ku janë identifikuar 8 parcela me 2.250 rrënjë kanabis. Në vendin "Kodra e Shengjergjit", nëe Fshatin Mazrrek janë identifikuar 14 parcela me 1.480 rrenjë kanabis. Më pas policia ka nisur identifikimin për pronarët e këtyre parcelave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›