E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 4 policëve/Pyeten kolegët e viktimave

Prokuroria për Krime të Rënda vazhdon me intesitet hetimet për tragjedinë e Durrësit ku humbën jetën 4 policë, ndërkohë që Dritan Dajti nuk pranon të bashkëpunojë me prokurorët për të zbradhur këtë ngjarje. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Dajti ka refuzuar të japë edhe gjurmët e gishtrinjëve ndërsa Prokuroria ka vazhduar me marrjen në pyetje të 10 punonjësve të policisë që kanë qenë pjesë e operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se 10 uniformat blu kanë zbardhur të gjithë mekanizimin e ngjarjes duke treguar me detajeve edhe vrasjen e shokëve të tyre. Ndërkohë që në Prokurori kanë mbërritur edhe aktet e para të ekspertizës në të cilën tregojnë armët që janë përdorur në ngjarje si dhe faktorët plotësues që janë gjetur në duart e të shumwkërkuarit gjë që tregon se sa armë janë përdorur nga dyartë e Dritan Dajtit. Gjithashtu edhe në trupat e dy punonjësve të policisë janë gjetur dy plumba që kanë dalë nga arma e Dajtit dhe se është një provë në dorën e akuzës kundër të juristit të shumëkërkuar. Ndërkohë sipas të njëjtave burime mësohet se ditët në vazhdim oficerë të policisë gjyqësore do të marrin në pyetje edhe personazhin e gjithë kësaj tragjedie. Ndërsa është zbardhur edhe mekanizmi i vrasjes së policëve Saimir Duçkallarit, Altin Dizdarit, Fatos Xhanit dhe Kastriot Feskajt si dhe bashkëpunëtorit të Dajtit, Ledian Marës. Por sipas Prokurorisë, në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili ka qenë në një makinë me shumë të kërkuarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›