E Diel, 1 Nëntor 2026

Apartamenti më i shtrenjtë në botë me një dhomë gjumi (FOTO)

Share

Apartamenti më i shtrenjtë në botë me vetëm një dhomë gjumi është shitur në Tokio, Japoni për 19 milion euro.

Apartamenti luksoz u shit nga kompania e njohur Sothebys. Ai gjendet në lagjen Minamiazabu, një nga zonat më të preferuara në Japoni.

Për 1.8 miliard jen, pronari i ri do të përfitojë 412 metër katror në katin e dhjetë. Ai do jetojë në një godinë me disa nga emrat më të njohur të artit e kulturës japoneze.

Mobiljet dhe dekori i brendshëm janë përgatitur me kujdes për plot 18 muaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›