E Diel, 1 Nëntor 2026

Me këto reklama gazeta kiliane synon të hyjë në treg (FOTO)

Share

Këto reklama janë përgatitur për të promovuar një gazetë në Kili. Por shumëkush mendon se këto imazhe makabre janë pjellë e një mendje të sëmurë. Me moton lajmi ndryshon shpejt, gazeta El Mostrador i bën reklamë vetes me imazhin e personave të vdekur. Kështu në një reklamë shfaqet këngëtarja e vdekur Amy Winehouse, që po varros princin William dhe princeshën Kate.

Në një tjetër imazh shfaqet ish- lideri libian, kolonel Gaddafi, duke varrosur ish- presidentin egjiptian, Hosni Mubarak.

Kurse në një reklamë tjetër shihet boss-i i Apple, Steve Jobs duke varrosur themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

Reklamat janë krijuar nga gjigandi Ogilvy për të tërhequr sa më shumë vëmendje dhe për të nxitur sa më shumë debat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›