Ja pse nuk duhet të futeni asnjëherë me të kuqe (VIDEO)
Share
Sot është publikuar një video e një aksidenti spektakolar në përpjekje për të bindur shoferët se kamerat që gjobisin shoferët që futen me të kuqe janë të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur në Roselle Park- New Jersey, SHBA. Shoferi për fat të mirë ka mbijetuar.
Shumë njerëz janë ankuar për kamerat, të cilat sjellin mijëra dollarë për policitë lokale. Një grua u gjobit me 140 dollarë për shkak se kaloi me 1/5 e sekondës me vonesë me të kuqe.
Por shefi i policisë së Roselle Park thotë se kamerat kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm në reduktimin e aksidenteve.