E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel per president mbi palet

E enjte 12 Prill 2012 1422 Ish-Presidentet Moisiu dhe Mejdani Kur na ndan vetem nje muaj nga fillimi i procedurave per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit Ish-Presidentet Moisiu dhe Mejdani i bejne thirrje klases politike shqiptare te nise konsultimet per nje emer mbi palet. Ne nje qendrim publik Forumi Civil 2010 perkrah ambasadoreve kryesore ne vend atij amerikan dhe te OSBE ka theksuar se deklaratat e kryeministrit Sali Berisha per nje president nga PD bien ndesh me frymen kushtetuese dhe vendi ka nevoje per nje figure unitare ne kete post. Me te kujdesshem jane treguar ne deklaratat e tyre ambasadoret e akredituar ne Tirane. Ambasadori amerikan eshte mjaftuar me kerkesen per nje aktivitet me te forte te shoqerise civile nderkohe qe diplomati i OSBE-se Wolfarth ka kerkuar qe koha e mbetur deri ne 20 maj kur sipas kushtetutes nisin zyrtarisht procedurat per zgjedhjen e presidentit te shfrytezohet per gjetjen e nje figure qe ka personalitetin e duhur per postin e kreut te shtetit. Ideja e konsultimeve PD-PS per presidentin e ri u lancua pak dite me pare edhe nga Keshilli i te Urteve prane PS.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›