E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kërcënon Berishën: Nuk të zë 100-vjetori i pavarësisë si kryeministër

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një deklaratë të fortë nga selia rozë. Lideri i opozitës është shprehur se Berisha po mban të lidhur deputetët për të ruajtur pushtetin pasi ndryshe tha ai, rrezikon rrëzimin e qeverisë.

Me deputet të zgjidhur nga kontrolli i votës së fshehtë ai nuk mban dot pushtetin. Saliu tregoi se pa e mbajtur parlamenti të lidhur ka të ngjarë që të mos i hipë si kryeministër as kalit që kemi ndërmend ti dërgojmë për 100-vjetorin e pavarësisë por një kalë do ia bëjnë dhuratë edhe po nuk e mbërriti atë ditë si kryeministër, u shpreh Rama

Një deklaratë e tillë vjen pak orë pasi mazhoranca miratojë me votim elektronik Elvis Cefën si anëtarë të KLD-së. Proces të cilin e bojkotojë LSI-ja. Kjo ka lënë shkak të një prishje të mundshme të koalicionit qeveritar mes PD-së dhe LSI-së.

Mosrealizimin e një votimi të fshehtë për anëtarin e KLD-së, Rama e ka cilësuar si rrëzim të Berishës pasi nuk siguron dot as 71 vota me këtë mënyrë.

 Nëse do ti kishte me të vërtetë 71 vota pa shenja në Parlament, kryeministrit sdo ti duhej fare të merrte rolin e Ristanit. Sot, në sallë ai qëndroi pa shumicë, jo si regjisor i manipulimeve, por si një vjedhës i rëndomtë votash dhe doli nga salla i zhveshur nga legjitimiteti fals që i japin vetëm formalisht numrat, u shpreh lideri i opozitës. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›