Rama: Berisha ska shumicë. Mori rolin e Ristanit

Kreu i PS, Edi Rama
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke ju referuar votimit në parlament për anëtarin e ri të KLD-së e quajti kryeministrin Berisha një vjedhës të rëndomtë. Ai akuzoi atë se bëri rolin e kreut të KQZ-së, Arben Ristani, ndërsa Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli rolin e Sashenkës.
Sot Saliu u fut me kokë në rolin e Ristanit, për të imponuar një standard të papranueshëm duke e kthyer votimin nga një garë në një emërim të dhunshëm.- tha Rama.
Rama shtoi më tej se Berisha e ktheu procesin e votimit, nga një proces kushtetues, mbështetur në rregullore, në një proces jokushtetues, duke theksuar se, kryeministri sot doli nga shinat e trurit.
Rama u shpreh se nëse kryeministri do ti kishte patur 71 vota, nuk do ti duhej të merrte rolin e Ristanit, por ai hyri në sallën e parlamentit pa shumicë, shtoi ai.
Sot ai na dha provën më kuptimplotë për ta mbajtur pushtetin vetëm përmes vjedhjes së njëpasnjëshme, deri edhe duke vjedhur votën e deputetëve dhe ministrave të tij, duke manipuluar votimin.- tha Rama.
Berisha i tërheq shqiptarët drejt rrënimit, edhe nëse ata përpiqen me mund që të shkojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, u shpreh Rama.