Zgjedhja e KLD, Rama: Kriza e votës së fshehtë ka kapur Parlamentin
Vazhdon tensioni dhe replikat në distancë ndërmjet dy kampeve kryesore mazhorancë-opozitë lidhur me zgjedhjen e anëtarit të KLD-së. Mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar këtë proces jo një garë, por në emërim, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit. Në këtë kontekst ai e cilësoi një provë të Kryeministrit të vendit për mbajtje pushteti nga vjedhja e votës.
"Sot duke Kryeministri bëri rolin e Ristanit me ndihmën e Jozefinës. Kriza e votës së fshehtë ka kohë që ka hyrë në parlament, por sot shpërtheu në formën e një rrugacërie, duke e bërë atë pengmarrësin e procesit të votimit. Sot ai u fut me kokë në rolin e Ristanit, duke e kthyer votimin nga një garë në emërim, nga një proces kushtetues në një proces që është shprehja më flagrante e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Parlamentit, shprehje që Kryeministri ka dalë nga shinat. Sot Kryeministri provoi se ai mban pushtetin e lindur nga vjedhja, vetëm nga vjedhje të njëpasnjëshme, po ti kishte 71 vota ai nuk do të kishte nevojë të bënte atë që bëri. Doli nga salla i zhveshur, lidhja me pahir e drejtësisë deri në qelizën e fundit është një shtysë e papërmbajtshme brenda tij" tha Rama.
Në përforcim të akuzave Rama ka ironizuar më tej se PS do t`ia blejë një kalë Kryeministrit për të shkuar në Vlorë, edhe në rast të mos arritjes së 100-vjetorit të pavarësisë.