Apel, sot vendimi për ’21 Janarin’, Pretenca: 2 gardistët të dënohen me 48 vite burg
TIRANË-Gjykata e Apelit jep sot vendimin për dy gardistët e akuzuar për vrasjen e 3 protestuesve në 21 Janar 2011.
Sot rreth orës 15:30 do të mësohet vendimi i trupit gjykues të kryesuar nga Agim Bendo, me anëtarë Evjeni Sinojmeri dhe relator Ervin Metalla, ndërsa prokurorë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokat i çështjes është Genc Gjokutaj.
Dje në Gjykatën e Apelit, Prokuroria kërkoi të prishet dënimi i Gjykatës së Tiranës dhe të dënohen me burg dy gardistët që akuzohen për vrasjen e protestuesve.
Procesi gjyqësor që konsiderohet si ‘patatja e nxehtë’ e drejtësisë shqiptare nisi me kërkesën e prokurorisë ndaj gardistëve Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.
Prokurori Shkëlqim Hajdari kërkoi që të prishet vendimi i Gjykatës së Tiranës, ndërsa kërkoi të njëjtin dënim dhe në Gjykatën e Tiranës.
“Ndrea Prendi të dënohet me 23 vite burg, Agim llupo të dënohet me 25 vite burg”,- tha prokurori Hajdari.
Sipas prokurorëve ekzistojnë prova balistike që provojnë se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi vrau Faik Myrtajn sepse një copë predhë e gjetur në trupin e Myrtaj përkonte me plumbin që ka qëlluar nga pistoleta e Prendit.
Ndërsa gardisti Agim Llupo, sipas prokurorisë vrau protestuesit, Ziver Veizin dhe Hekuran Dedën.
Prokurori u shpreh se gjykimi i çështjes në Shkallën e Parë të gjykatës ka qenë i paplotë dhe nuk janë marrë parasysh provat. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë i nxori të pafajshëm gardistët për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011.
Gjyqi për 21 Janarin cilësohet si një proces gjyqësor që ka futur në kontradiktë politikën shqiptare si dhe ka ngjallur një diskutim juridik.
Më 21 Janar, viti 2011 u vranë gjatë një proteste të së majtës atë kohë në opozitë, protestuesit Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Tashmë fjala i ka kaluar trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit.
(d.b/BalkanWeb)