Tiranë, Tabaku në gjyq, avokati: Ishin3 gjyqtarë në vendimin e Xhakjes
Të tjera rreth shkrimit Akuza dhe seancat ndaj gjyqtarit Tabaku
TIRANË - Ka nisur sot në kryeqytet seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, i akuzuar për "shpërdorim detyrë" në lirimin e Ilir Xhakjes, vrasësit të kryekomisarit të policisë së Shijakut. Në 4 shtator, Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 3 vjet burg dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit për 5 vjet për këtë gjyqtar.
Sipas prokurorëve, Neritan Tabaku ka shkelur me dashje ligjin duke mos zbardhur për 1 vit e 7 muaj, vendimin e pafajësisë dhënë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, duke bërë që Prokuroria të mos e apelonte dot vendimin, që çoi më pas në lirimin e Xhakjes.
Vetë gjyqtari i akuzuar Tabaku mungoi në seancën gjyqësore, por ai përfaqësohej nga avokati Fatmir Brakja. Prokuror i çështjes ishte Julian Zonja dhe gjyqtari i seancës, Bujar Krasniqi.
Avokati i tij, Braka, në fjalën e mbrotjes tha se "dënimet e kërkuara nga Prokuroria janë të pabazuara. Akuza për shpërdorim detyre nuk ekziston; klienti im nuk ka bërë shkelje administrative dhe asnjë vepër penale; asnjë gjyqtar s’është dënuar për moszbardhje të vendimeve gjyqësore. Kanë qenë tre gjyqtarë që nuk e kanë zbardhur vendimin, jo vetëm Tabaku."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)