E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çollaku: Rama të ndjekë mesazhin që i dha Brukseli, të harrojë Rilindjen, të vijojë rrugën e Berishës

TIRANË-Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Collaku reagoi mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Sipas Çollakut, kryeministri mori një mesazh të qartë nga ndërkombëtarët, të cilët e këshilluan siç theksoi ai, të ndjekë shembullin e paraardhësit.
“Në mënyrë të qartë dhe publike, Brukseli i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Mesazhi sintezë me nivelin më të lartë të BE dhe NATO që Rama mori: Vlerësim i punës së paraardhësit të tij, vlerësim të hapave të derisotme të Shqipërisë. Ramës i duhet vetëm të ndjekë këtë rrugë.

Mesazhi i Brukselit në mënyrën më elegante, por dhe me të qartë të mundëshme grisi krejt frymëzimin politik ideologjik, propagandistik të PS...për BE, vendi nuk është në rrënim, por në zhvillim të respektuar, Shqipërisë nuk i duhet vit zero e Rilindje, por ecje e qëndrueshme në një rrugë të shtruar të vlerësuar e të mbështetur nga miqtë perëndimore të Shqipërisë...”.

Sipas ish-zëvëndësministrit të Punëve të Jashtme, Rama që të ecë drejt rrugës së këshilluar nga BE, duhet të harrojë projektin për Rilindje.

“Nga sot që Rama të ecë në rrugën drejt BE-së duhet ta harrojë projektin e tij për Rilindje e përmbysje. I duhet të vlerësojë e ndjekë hapat e hedhur, i duhet të dialogojë realisht me opozitën, i duhet të luftojë korrupsionin duke nisur nga partia e vet...etj. Mbi të gjitha duhet të braktisë projektin e konfliktit nën frymëzimin e Rilindjes....A do të beje? A do zgjedhë udhën e shtruar e të hapur apo di i futet monopateve të konfliktit ?? Këtë ende s’mund ta themi. Çka mund të themi sot është se Brukseli foli qartë "Shqipëria ka nevojë të vazhdojë, jo të Rilindje, në rrugën drejt BE"...
Ne e kuptuam mesazhin e BE, të shohim çka kuptuar Rama”, thekson Çollaku në rrjetin social, 'Facebook'.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›