E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Fier, mori penge vodhi dhe vrau italianin

TIRANË - Bie në pranga një i ri nga Fieri, pasi akuzohet se ka marrë peng, ka vjedhur dhe ka vrarë një qytetar italian.

Florind Marini ishte i kërkuar nga Interpol Roma, për akuzat e vrasjes, rrëmbimit, vjedhjes, të kryera bashkë me disa persona të tjerë. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Minucano“, në bashkëpunim dhe me Interpol Romën është bërë kapja dhe arrestimi i të shpallurit në kërkim ndërkombetar, Florind Miter Marini, 23 vjeç, banues në Libofshë Fier.

Policia ka bërë të ditur se, ndalimi i 21-vjeçarit është bërë pasi Prokuroria e Lukas në Itali, në datën 15 korrik 2013, ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për këtë person. Shpallja e tij në kërkim është bërë pasi dyshohet se me datë 15 janar 2013 në qytetin e Miniçianos në Itali, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë kryer grabitje të armatosur në banesën e një qytetari italian.

I riu dyshohet se bashkë me persona të tjerë, e kanë lidhur lidhur italianin në banesë, ku si pasojë e asfiksisë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
Prokuroria italiane, e akuzon Florind Marini për veprat penale “vrasje”, “rrëmbim” dhe “vjedhje të kryera në bashkëpunim.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›