E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roberto Karlos, lamtumirë Realit

- Një tjetër emër i madh, pas Dejvid Bekham pritet të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit. Roberto Karlos, i cili po jep një kontribut të cmuar në luftën për titull për klubin e tij e ka ndarë mendjen. "Largohem i qetë, nuk kam patur probleme me askënd. E vesh prej 11 vjetësh këtë bluze dhe është një moment emocioues", tha braziliani 34-vjecar, i cili do të luajë ndeshjen e fundit me Realin e Madridit, më 17 qershor. "Mund të them se nuk do të kthehem më në Brazil. Kam oferta nga klube të ndryshme europiane dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në total janë 16 skuadra", - përfundon Roberto Karlos. Reali i Madridit është i interesuar për blerjen e 20-vjecarit Cesk Fabregas, mesfushorit te Arsenalit. Gazeta spanjolle "AS", shkruan se Fabregas është "objektivi prioritar" për seoznin e ardhshëm për "los merengues". Futbollisti ka deklaruar shpesh se nuk ka asnjë problem të kthehet në Spanjë, por dëshiron të respektojë kontratën me "Topcinjë" londinezë, që skadon në vitin 2008. "AS" shton se Reali nuk ka në plan të largojë futbollistin Hoze Antonio Rejes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›