Apeli Ekstradimi i Rrapos edhe pa garanci per jeten
Ne vendimin e Gjykates se Apelit te Tiranes firmosur prej gjyqtareve Lefter Jahaj Seit Xhoxhaj dhe Tom Ndreca eshte konfirmuar se ndaj 27-vjecarit Almir Rrapo eshte ngritur nje padi nga Gjykata e Distriktit te Nju Jorkut me reference S510 Cr.464 RJH duke e akuzuar te riun shqiptar per kryerjen e nje sere veprash te renda penale ne Amerike. Sipas dokumenteve amerikane Rrapo akuzohet te kete konsumuar krimet shantazh konspiracion ne ndihme te shantazhit konspiracion per lende narkotike konspiracion per vjedhje te viktimes perdorim dhe mbajtje e armeve te zjarrit pengmarrje e viktimes ne ndihme te shantazhit si dhe vrasje e Erjon Shehut ne ndihme te shantazhit. Mbeshtetur ne keto akuza rezulton se eshte leshuar edhe nje urdher arresti ne mungese po nga Gjykata e Distriktit te New Yorkut. Gjykata ka argumentuar me tej se keto vepra parashikohen si krime edhe nga legjislacioni penal shqiptar nderkohe qe midis Shqiperise dhe SHBA-ve ekziston Traktati i Ekstradimit lidhur midis dy vendeve me 1 mars 1933. Me tej Apeli duke lene ne fuqi vendimin e gjyqtarit kryeqytetas Artur Gaxhi pohon se Gjykata e Faktit ka argumentuar drejt kur ka konkluduar se veprat per te cilat akuzohet Rrapo nuk kane karakter politik dhe se ky nuk kerkohet nga SHBA per qellime politike. Shkalla e Pare ka cmuar se nuk ka arsye se Rrapo do ti nenshtrohet persekutimeve apo diskriminimeve per shkak te races fese seksit shtetesise gjuhes bindjeve politike gjendjes personale shoqerore ose denimeve te egra cnjerezore e poshteruese apo veprimeve qe perbejne shkelje te te drejtave themelore te njeriut. Kjo per faktin se ky shtetas ka shtetesi si amerikane edhe shqiptare ka argumentuar gjykata ne vendimin me te cilin i ka dhene ok kerkeses amerikane per ekstradim. Kjo gjykate ka rrezuar pretendimin e avokateve mbrojtes te Rrapos te cilet kane pohuar se duhet te mospranohej ekstradimi i klientit te tyre per faktin se ne dosjen amerikane te derguar ne Tirane mungon garancia nga autoriteti kompetent se ndaj 27-vjecarit nuk do te zbatohet denimi me vdekje qe sipas avokatit duhej te nenshkruhej nga Prokurori i Pergjithshem i SHBA-se. Gjykata pohon se traktati i vitit 1933 nuk parashikon dhenien e garancise se jetes per shtetasit shqiptare qe ekstradohen ne SHBA. Po keshtu jane rrezuar edhe pretendimet e mbrojtjes se gjyqtari kryeqytetas Artur Gaxhi ka shkelur procedurat duke gjykuar njekohesisht kerkesen per ekstradim dhe masen e sigurise ndaj Rrapos. Nderkohe mbrojtja e Rrapos pohoi dy dite me pare se ishte ankuar ne Gjykaten e Strasburgut per kete vendim dhe se atje ishte vendosur pezullimi i perkohshem i ekstradimit te Almir Rrapos. Akuzat ndaj Rrapos
Shantazh
Konspiracion ne ndihme te shantazhit
Konspiracion per lende narkotike
Konspiracion per vjedhje te viktimes
Perdorim dhe mbajtje e armeve te zjarrit
Pengmarrje e viktimes ne ndihme te shantazhit
Vrasje e Erjon Shehut ne ndihme te shantazhit
Fatos Mahmutaj