E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave e pamundur pa kontributin e policise

TIRANE - Vendimi per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare nuk do te ishte i mundur pa kontributin thelbesor e profesional dhe perkushtimin e diteperditshem te organizates se policise dhe cdo punonjesi te saj. Keshtu eshte shprehur dje ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili ne kuader te fushates informuese per liberalizimin e vizave ndaloi dje ne Qendren e Formimit Profesional te Policise se Shtetit. Ministri Basha tha se zgjodhi diten e djeshme per kete bashkebisedim me anetaret e organizates se Policise se Shtetit sepse nga momenti i liberalizimit te vizave na ndajne vetem tri dite. Duke e konsideruar heqjen e vizave si nje vendim te shumepritur nje vendim historik Basha tha se heqja e vizave prek cdo qytetar te Republikes se Shqiperise. Sipas ministrit Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te BE-se te henen me date 8 nentor ne Bruksel do te shqyrtoje vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Basha tha se ne fushaten informuese prej disa kohesh jane angazhuar te gjitha institucionet shteterore Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit drejtuesit qeveritare perfaqesuesit parlamentare perfaqesuesit vendore te cilet kane bashkebiseduar me qytetaret shqiptare mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire. Basha u shpreh se ne Qendren e Formimit Profesional ky bashkebisedim merr nje dimension te vecante sepse nga e hena e ardhshme shqiptaret do te kene mundesine e levizjes se lire. Deshiroj te shpreh mirenjohjen time te thelle por edhe pergezimet ne emer te kryeministrit Berisha dhe te qeverise se tij per punen e palodhur dedikimin e perditshem dhe profesionalizmin e larte qe ju demonstruat gjate kesaj periudhe te ngjeshur me reforma transformuese u tha Basha te pranishmeve. Sipas ministrit ne me pak se dy vjet kufiri shqiptar u kthye ne nje nga kufijte me te sigurte te rajonit me standarde dhe procedura norma dhe praktika te nivelit me te larte. Basha nenvizoi se policia tashme ofron nje perdorim miqesor per qytetaret ne kufi dhe njeheresh perball krimin transkufitar me nje nga standardet me te rrepta ne luften kunder tij duke forcuar edhe me tej rolin dhe imazhin e Shqiperise ne rajon e ne hapesiren europiane dhe euroatlantike si nje kontribuues i sigurise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›