E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Franc Konomit dosja ne polici

/ /

Pese muaj pas atentatit te ndodhur me 7 korrik prane sheshit Avni Rrustemi ne Tirane hetimet nuk kane arritur te identifikojne vrasesit e 42-vjecarit. Ne perfundim te afatit te pare hetimor Prokuroria e Tiranes ka analizuar provat e grumbulluara dhe ka arritur ne perfundimin se dosja nuk permban provat e nevojshme per identifikimin e autoreve te vrasjes. Ne keto rrethana ne zbatim te Kodit te Procedures Penale prokuroria ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe brenda pak ditesh pritet qe dosja te vihet ne dispozicion te Policise se Tiranes. Bashke me dosjen prokuroria do ti percjelle policise urdhrin per gjurmimin e informacioneve dhe grumbullimin e provave te reja mbi shkaqet dhe autoret e vrasjes se Franc Konimit personazh i njohur ne Tirane pas vitit 1992. Viktima i cili ishte perfolur pas vitit 1992 ne ngjarjet qe lidhen me banden e Gaz Muces u qellua me bresheri armesh mesditen e korrikut 2010 ne makinen e tij prane sheshit Anvi Rustemi ne Tirane. Ne momentin e vrasjes Franc Konomi kishte vetem tri dite qe ishte kthyer ne Shqiperi nga Greqia ku ndodhej me disa te aferm te tij. Nderkohe ai bashke me gruan dhe djalin jetonte prej vitesh jashte Shqiperise ne Gjermani. Megjithate Interpoli deklaroi pas vrasjes se 42-vjecarit se ai kishte bere udhetime te vazhdueshme ne Itali Spanje Greqi dhe Shqiperi. Pikerisht njera nga pistat e hetimeve lidhej me mundesine e vrasjes per shkak te disa konflikteve per trafiqe te paligjshme ne Spanje por nje piste e tille sipas prokurorise nuk eshte arritur te provohet. Rreth 70 persona u shoqeruan ne policine e kryeqytetit pas vrasjes se Franc Konomit. Ata u moren ne pyetje ne lidhje me konflikte apo hakmarrje te nisura me anetare te grupit te Gaz Muces si dhe per disa gjobevenie per te cilat Franc Konomi ishte perfolur ne Tirane vitet e fundit. Prokuroria pohon se per asnjeren nga keto pista nuk eshte arritur te gjenden prova te mjaftueshme. Vrasja e Franc Konomit eshte kryer nga te pakten dy persona te cilet u afruan prane makines se viktimes dhe qelluan me pistolete nente here. Konomi sapo kishte dale nga nje lokal dhe kishte hipur ne makinen e tij kur personat me skafander ne koke e qelluan per vdekje dhe u larguan menjehere nga vendi i ngjarjes.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›