E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i 14 vjecares: Më ndihmoni të kurohem nga tumori

KORCE-  Jeta e një 14-vjecareje në fshatin Klocë në Maliqit në Korcë varet cdo dite e me shume nga solidariteti për ta ndihmuar financiarisht. 2 muaj më parë, Irta Lanka shkonte në shkollë normalisht, luante me shokët e shoqet, mësonte dhe ëndërronte si të gjithë moshatarët e saj, deri kur në anën e djathtë të qafës iu shfaq një gjëndër. Dy tre ditë më pas një tjetër gjëndër i shpërtheu në anën e majtë. Brenda javës i dolën dy- tre gjëndra të tjera në mes të qafës.Të alarmuar familja dërgoi vajzën për diagnostifikim. Përgjigjet e analizave nuk ishin premtuese… as të mira për Irtën, vajzën 14 vjecare e cila 9 vite më parë humbi të atin.“Na orientuan për në Selanik. Dërguam kampionin. Pas një jave morëm përgjigjen dhe na rezultoi se vajza vuan nga gjëndra tumorale.”- tregon për NEWS24 xhaxhai i Irtës. Haxhi Lanka, të cilit tashmë i duhet të marrë dhe rolin e babait për Irtën, motrën e saj të vogël dhe të vëllanë tregon i shqetësuar dhe sy te ulur poshte. “Shëndeti i vajzës sa vjen e përkeqësohet. Ka dy muaj qe nuk shkon në shkollë”.Për nëna Zanën e vetmja fije shprese për vajzën e saj është operimi në Selanik. Po si? Me cfarë të ardhurash? Me cfarë dokumentesh?Familja e përbërë nga 4 anëtarë, nëna, Irsa, motra dhe i vëllai më i vogël jetojnë vetëm me pensionin që kanë siguruar nga vdekja e babait, vetëm 6 mijë lekë të reja. Po a mundet vallë kjo familje, me kaq pak të ardhura të sigurojë paratë për operacion i cili do i shpëtonte jetën Irsës?!“I lutemi ministrisë së Shëndetësisë të na ndihmojë financiarisht dhe duke na pajisur me dokumente për të mundësuar dërgimin e Irsës në Selanik.”- vazhdon rrëfimi i xhaxhait i cili i bashkangjitet më fort apeli i nënës së adoleshentes- “Më ndihmoni ta kuroj jashtë shteti”.Edhe Irta nëpërmjet mikrofonit kërkon ndihmë për tu pajisur me pasaportën biometrike dhe i lutet shtetit ta ndihmojë për tu kuruar sa më shpejt. Bashkia e Maliqit ka ofruar një fond të vogël për të ndihmuar kurimin e Irsës. NEWS24, BalkanWeb i bashkangjiten apelit të familjarëve për të ndihmuar që ëndrra e 14 vjecares të mos ndërpriret në mes.(s.g/BalkaWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›