Rama: Përpunimi i mbeturinave, zgjidhje një problemi serioz
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama inspektoi punimet në impiantin e përpunimit të mbeturinave urbane në periferi të kryeqytetit. Kryebashkiaku siguroi se me përfundimin e projektit do të garantohet trajtimi i mbeturinave sipas standardeve europiane. “Impianti ka mbyllur një epokë të rëndë ndotjeje dhe pasojash nga më të dëmshmet dhe ka hapur një epokë të re për të cilën ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht duke shkuar drejt zhvillimit të mëtejshëm të këtij projekti shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm për kryeqytetin . Transformimi i kësaj fushe e cila është në kujtesën e të gjithë qytetarëve si një nga pikat më problematike , më të vështira dhe më të dëmshme të kryeqytetit në një landfilld modern të përmasave bashkëkohore” theksoi Rama. Në sharrë depozitohen rreth 1 mijë ton mbetje në ditë të cilat trajtohen dhe përpunohen sipas standardeve europiane. Gjithcka kryhet sipas një procesi zinxhir ku përfshihet mbledhja, transporti, ngjeshja , transporti deri në destinacionin e tyre final që është mbulimi me një shtresë të caktuar dheu. I gjithë procesi është kontrolluar nga specialistë të mjedisit për të mos neglizhuar as një fazë të rëndësishme të procesit. (e.n/News24/BalkanWeb)