E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Berishës: Duhen votat e cdo gruaje, kunder murit te patriarkise

Ne diten e tete marsit, kryeministri Sali Berisha, kerkoi votat e cdo gruaje, vajze apo nene shqiptare per te vazhduar betejen ndaj asaj, qe ai e quajti murin e patriarkise. Gjate nje urimi per te gjitha grate dhe nenat shqiptare me rastin e dites simbol te gruas, 8 Marsin, kreu i qeverise tha se duhen te gjitha votat e cdo gruaje per te ecur perpara. “Shqiperia nuk ka nevoje te quhet grua apo burre, por fitorja eshte grua, eshte vajze, eshte vetem grua dhe vajza, ndaj dhe le te shpallim ne nga kjo salle, nga kjo dite, betejen tone te madhe per fitoren e 23 qershorit. Te vazhdojme ne, me forcen bindese te shpirtit tone, betejen per cdo vote. Ne na duhen votat e cdo gruaje, e cdo vajze, e cdo nene shqiptare per te vazhduar betejen tone fisnike ndaj murit te patriarkise. Ne na duhen ato, qe Shqiperia cdo dite e me shume te behet vendi i djemve dhe vajzave, burrave dhe baballareve, vellezerve dhe motrave te barabarta, ne familje, ne shoqeri e kudo”, - tha kreu i qeverise. Sipas tij, duhet bere qe cdo nene, cdo vajze, cdo grua, cdo moter shqiptare te votoje ne 23 qershor per te shembur murin e bllokimit qe kane ngritur ne rruge neo-bllokmenet e rinj, ne emer te testamentit te eterve te tyre. “Le te rendim ne cdo dite, cdo minute, cdo ore, pas cdo vote. Fitorja e 23 qershorit eshte vendimtare per shnderrimin e Shqiperise ne vend te zhvilluar, per shnderrimin e Shqiperise, ne Shqiperi evropiane, ne vendin e endrrave dhe idealeve tuaja , te femijeve tuaj, te niperve dhe mbesave tuaja”, - tha kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›