E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet e 2013 Gjykata Kushtetutese rrezon ankimimin e PS

Gjykata Kushtetutese ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Opozita ankimoi vendimin e Kuvendit, i cili kishte vendosur që mandatet për deputetë në të 12 qarqet të ndaheshin njësoj si për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ky vendim i Kuvendit, erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në nëntorin e vitit të kaluar nuk arriti të miratonte ndarjen e re, te refuzuar nga opozita. Socialistët në kërkesën e tyre ankimore theksuan, se pas lëvizjeve demografike gjatë viteve të fundit, nuk kishte se si mandatet për deputetë të ndaheshin si në vitin 2009. Njëkohësisht, në animimin e tyre socialistët kërkuan që vendimi për një çështje të tillë të merrej në KQZ. Pavarësisht pretendimeve të opozitës, Gjykata Kushtetutese ka vlerësuar si të ligjshëm vendimin e Kuvendit.

Vendimi, Gjiknuri reagon në facebook Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sekretari për çeshtjet zgjedhore ne Partine Socialiste Damian Gjiknuri e ka krahasuar me fillesat e nazizmit ne Gjermanine e viteve 1931-1933. Ky vendim eshte nje precedent, sipas Gjiknurit, i cili i hap rrugen shumicave ne pushtet te ndryshojne rregullat baze te vendit. Pas kesaj, thote Gjiknuri ,shumica në parlament do të mund, nesër të pezullojë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese, të pezullojë liritë dhe të drejtat themelore qytetarëve - nëse ato përbëjnë pengesë për arritjen e qëllimeve të saj politike, etj etj. Gjykata Kushtetuese sipas perfaqesuesit te opozites ka bërë “strucin dhe ka futur kokën në rërë” përballë pabarazisë së votës dhe uzurpimin e funksioneve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›